Isak Neziri fton qytetarët e Drenasit në shtabin e tij elektoral

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka ftuar qytetarët e Drenasit që të bashkëbisedojnë me të dhe të njihen më nga afër me planin e tij elektoral.

“Të dashur qytetarë të Drenasit, faleminderit për mbështetjen e deritanishme. Po vazhdoj të fitoj shumë miq në jetën time, që nuk e kisha menduar kurrë më parë. Që ta vazhdojmë edhe më tutje këtë komunikim direkt, iu ftoj në zyrat e shtabit në Drenas, që janë të hapura çdo ditë për të bashkëbiseduar për planin e PDK-së dhe timin si kandidat për deputet”, ka shkruar Neziri.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohet edhe orari i takimeve me qytetarët.

“Së shpejti, do ta ndajmë edhe orarin e përditshëm të takimeve. Ju faleminderit dhe bashkohuni në karvanin e fitores më 9 shkurt!”, ka shtuar ai.

Neziri garon për herë të parë për një mandat në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u pozicionuar si një nga kandidatët e fuqishëm të PDK-së në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë