Tubim masiv i koalicionit AAK-Nisma në Rahovec, Xhevahire Izmaku emocionohet nga mbështetja

Në Rahovec, salla ishte e mbushur me simpatizantë të koalicionit AAK-Nisma, të cilët shprehën përkrahjen e tyre për këtë subjekt politik.

Në tubim mori pjesë edhe kandidatja për deputete, Xhevahire Izmaku, e cila u emocionua nga atmosfera dhe mbështetja e madhe e qytetarëve.

Në fjalën e saj, Izmaku falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i ftoi ata të mbështesin koalicionin në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se ky është opsioni më i mirë për të mirën e vendit.

Ajo përsëriti moton e Nisma Socialdemokrate: “Veç VEPRA”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë