Aurora Berisha në Drenas: “Nderojmë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar takime në Drenas, ku është takuar me veteranë dhe familjarë të dëshmorëve, duke shprehur mirënjohjen për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
“Sot, në Drenas, u takuam me gratë dhe burrat e guximshëm që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. Kurajo dhe sakrifica e tyre janë themeli i lirisë që gëzojmë sot”, ka deklaruar Berisha.
Ajo theksoi angazhimin e PDK-së për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, duke prezantuar dy pika kryesore të programit të partisë:
✅ Rritje prej 50% të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
✅ Veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa humbur pensionet e tyre.
Aurora Berisha ka ritheksuar përkushtimin e PDK-së për të mbështetur ata që kontribuuan për lirinë e vendit, duke shtuar se bashkë me qytetarët, synojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.
#PDK #AuroraBerisha #BedriHamza #MemliKrasniqi