Isak Neziri nga tubimi në Komoran: Përkrahja për PDK-në po rritet çdo ditë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Komoranit, ku theksoi se përkrahja për PDK-në dhe vizionin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, po rritet çdo ditë.
“Komoranit i duhen hapësira më të mëdha për shkak të numrit të madh të qytetarëve që po bashkohen me ne. Kudo në Kosovë po dëshmohet mbështetja masive për PDK-në,” tha Neziri.
Ai prezantoi planin e tij për zhvillimin ekonomik, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, rritjen e eksporteve në Gjermani dhe krijimin e mundësive për të mbajtur të rinjtë në Kosovë.
“99 arsye janë për ta votuar partinë e punëve të mëdha më 9 shkurt,” përfundoi ai.
#PDK131✅
#IsakNeziri99✅