Adnan Thaqi përkujton martirët në Poklek: “Sakrifica e tyre, udhërrëfyes për të ardhmen”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të luftës në fshatin Poklek, ku janë ndezur qirinj në nderim të martirëve dhe të rënëve për liri.
“Drita e qirinjve të ndezur simbolizon paqen dhe lirinë, të cilat u arritën me shumë mund dhe sakrificë. Në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës, përkujtuam martirët dhe të rënët në Luftën e fundit. Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për ne, duke na motivuar të vazhdojmë me ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, duke ruajtur kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës,” ka deklaruar Thaqi.
Ai theksoi se angazhimi i tij politik do të jetë i përkushtuar për të nderuar sakrificën e të rënëve, duke punuar për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.
#PDK131
#AdnanThaqi
#PërkujtojmëSakrificën