Profil | Floriana Rugova, kush është kandidatja me numrin 81 në listën e PDK-së
Floriana Rugova, është kandidate për deputete nga lista e Partisë Demokratike e Kosovës, me numër 81.
Pas një përvoje profesionale më shumë se një dekadë në fushën e hartimit të legjislacionit si dhe atë të koordinimit të politikave dhe integrimeve evropiane.
“Kërkoj mbështetjen tuaj, kërkoj votën tuaj, besimin tuaj, e vetëdijshme se Kosova mundet më mirë, Kosova duhet të jetë më mirë”, thotë ajo.
E kemi obligim, sipas saj, si reflektim ndaj të kaluarës tonë të ndritshme, ndaj të tashmes e edhe të ardhmes sonë, që Kosovën tonë të dashur ta bëjmë më të mirë, Kosovën tonë të çliruar me shumë mund e sakrificë, por edhe me mbështetje të aleatëve tanë, ta ndërtojmë dhe ta qojmë atu ku e ka vendin, perkash vendeve dhe popujve perëndimor.
“Andaj, zotohem para juve qytetarë të dashur se do të punojmë pa ndalë, që Kosovën tonë ta bëjmë vend ku secili qytetarë do të jetë i barabartë, vend ku sundon rendi e ligji, vend ku do të ketë prosperitet e mirëqenie për të gjithë, pa dallim”, tha Rugova.
Kjo mund të bëhet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzën Kryeministret, tha ajo.