96-shi i PDK-së, Lulzim Nika mirëpritet nga kryetari i Kaçanikut
Kandidati për deputet nga PDK-së, Lulzim Nika i cili garon me numrin 96 ka vizituar komunën e Kaçanikut, me ç ‘rast është pritur nga kry4tari i kësaj komune, Besim Ilzazi dhe nga kryesuesi i kuvendit komunal, Kemajl Murseli. “Pata kënaqësinë dhe nderin të mik pritëm sot nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Kemajl Murseli dhe asamblistët e nderuar të Kuvendit Komunal të Kaçanikut”, ka shkruar ndër tjera, Nika.
Postimi i plot i tij:
Pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpritem sot nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Kemajl Murseli dhe asamblistët e nderuar të Kuvendit Komunal të Kaçanikut.
Të gjithë ne, jemi të bashkuar rreth programit të fitores së Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza dhe fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen tuaj të pakursyer!
#PDK
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#LulzimNika96