Nuredin Lushtaku përkujton Masakrën e Reçakut: “Dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit”

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtaku, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në 26-vjetorin e saj, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit të kryera nga agresori serb mbi popullin e Kosovës.

“26 vite pas, me nderim e përkulje kujtojmë masakrën e tmerrshme që agresori serb bëri mbi qytetarët e pafajshëm në Reçak të Shtimes. Kjo masakër mbetet një dëshmi e fortë e krimeve serbe dhe një ndër faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë,” ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka përmendur rolin e ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, në sensibilizimin e botës për këtë masakër, duke theksuar se përkrahja ndërkombëtare që pasoi ndihmoi në çlirimin e vendit.

“Tani të lirë, me shtetin tonë demokratik, jetësojmë amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin,” ka përfunduar ai, duke u përkulur me respekt ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë