PDK-Drenas organizon transport për votuesit më 9 shkurt

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas ka njoftuar të gjithë qytetarët që votojnë në vendvotimet e Komunës së Drenasit, por jetojnë jashtë saj, se do të organizohet transport falas për ta në ditën e votimit, më 9 shkurt 2025.

Qytetarët që kanë nevojë për transport nga vendbanimi deri në vendvotim në Drenas dhe anasjelltas, mund ta bëjnë kërkesën e tyre deri më 8 shkurt, ora 16:00.

Për të aplikuar për transport, mund të kontaktoni përmes:
🔹 Faqes në Facebook: PDK-Dega në Drenas🔹 Emailit: Pdkdeganedrenas@gmail.com

Ramiz Lladrovci
Shef i Shtabit Zgjedhor, PDK Dega Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë