Xhevahir Geci me mbështetje të madhe në Prelloc, Baks dhe Krasmirovc: “Bashkë do ia dalim!”
Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për një Kosovë më të mirë po gjen përkrahje të jashtëzakonshme në terren. Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhevahir Geci, u prit ngrohtësisht nga banorët e Prellocit, Baksit dhe Krasmirovcit, të cilët shprehën besimin e tyre në vizionin dhe angazhimin e tij.
“Mbështetja juaj më jep forcë dhe motivim të shtuar për të punuar për një Kosovë më të zhvilluar. Bashkë do ia dalim!” – theksoi Geci, duke u zotuar për angazhim maksimal në shërbim të qytetarëve.
Fushata e PDK-së po vazhdon me intensitet në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa numri i mbështetësve për kandidatët e saj po rritet dita-ditës.
#PDK131
#XhevahirGeci35 ✅