Patriot Krasniqi i PDK-së viziton “Dardania Model” në Shtime, prezanton programin ekonomik të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka vizituar kompaninë “Dardania Model” në Shtime, së bashku me ish-kryetarin e komunës dhe kandidatin për deputet, Naim Ismajli, si dhe Aulona Sylën.
Gjatë kësaj vizite, Krasniqi dhe ekipi i tij u pritën nga pronari i kompanisë, Imri Sopaj, dhe punëtorët e saj. Ata prezantuan programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, duke vënë theksin te mbështetja e bizneseve vendore si faktor kyç për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.
“Faleminderit për kohën dhe përkushtimin ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe të ardhmes së vendit,” ka theksuar Krasniqi pas takimit.
PDK vazhdon takimet me qytetarët dhe bizneset në kuadër të fushatës zgjedhore, duke promovuar platformën e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.