Lulzim Nika takon Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas: Angazhohet për përkrahje dhe bashkëpunim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, ku u diskutua për të ardhmen e Kosovës dhe nevojën për bashkëpunim institucional.

Në këtë takim, Nika theksoi se Bashkësia Islame në Kosovë ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, duke u angazhuar që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të jetë zë për të gjitha komunitetet.

“Sot pata nderin të pritem nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, për një bisedë të ngrohtë dhe konstruktive rreth të ardhmes së Kosovës. Këshilli Bashkësisë Islame në Kosovë përgjithësisht ka nevojë për përkrahje dhe bashkëpunim, prandaj në Kuvend do të mundohem të jem zë për të gjitha komunitetet,” u shpreh ai.

Në fund të takimit, kandidati për deputet falënderoi Këshillin për pritjen e veçantë dhe respektin e treguar, duke shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre.

“Bashkë për një Kosovë më të mirë!” – përfundoi Nika.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë