Altin Krasniqi nga takimi me qytetarë në Arllat: “Të vendosur për ndryshimin e domosdoshëm”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka përmbyllur sot takimet me qytetarë në fshatin Arllat, duke vlerësuar lartë përkushtimin e banorëve për të sjellë ndryshimin në vend, transmeton portali DrenicaOnline.
“Arllati ka dëshmuar në çdo rrethanë gatishmërinë për vendin tonë. Edhe kësaj radhe, ata janë të vendosur të sjellin ndryshimin, jo vetëm të nevojshëm, por edhe të domosdoshëm për vendin tonë, për një Kosovë më të mirë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka përsëritur mbështetjen e tij për platformën e PDK-së dhe liderët kryesorë të partisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në zgjedhjet e ardhshme.
PDK po vazhdon fushatën e saj me moton për një Kosovë më të mirë, duke prezantuar programin e saj qeverisës dhe duke takuar qytetarë në të gjitha rajonet e vendit.