Betim Gjoshi: PDK synon 50 deputetë, falënderon qytetarët për pjesëmarrjen masive

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ai theksoi se interesimi ishte aq i madh, sa shumë prej të pranishmëve nuk arritën të hynin në sallë.

“Faleminderit mijëra qytetarëve që na u bashkuan në hapjen e fushatës. Na keni bërë krenar dhe jemi falënderues secilit prej jush. Ju kërkojmë falje atyre që nuk i nxuri salla, por do të jemi në çdo qytet dhe do të takohemi”, shkroi Gjoshi në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu bëri thirrje për mobilizim maksimal në ditët e mbetura të fushatës, duke synuar një fitore të madhe për PDK-në. “Le të punojmë së bashku këto ditë dhe të marrim 50 deputetë, aq sa kam numrin në listë,” shtoi ai, duke ftuar qytetarët të bashkohen për një Kosovë më të mirë.

Fushata e PDK-së ka nisur me një pjesëmarrje masive dhe një fokus të veçantë në programin e saj për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë