Adnan Thaqi [82-shi i PDK-së]: Përkushtimi për një Kosovë më të zhvilluar nisi sot në Prishtinë
Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi (nr. 82), ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e madhe në hapjen e fushatës së PDK-së në Prishtinë, transmeton portali DrenicaOnline.
“Përkushtimi për një Kosovë më të zhvilluar nisi sot në Prishtinë. Mirënjohje dhe falënderim të gjithëve për mbështetjen dhe angazhimin e tyre!”, ka shkruar Thaqi në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit për një Kosovë më të mirë, duke shprehur besimin e tij në vizionin e PDK-së dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.