88shi i PDK-së, Patriot Krasniqi: PDK po kthehet, Bedri Hamza Kryeministër po vjen

Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi (nr. 88), ka shprehur bindjen se Partia Demokratike e Kosovës do të rikthehet fuqishëm në qeverisje.

“PDK po kthehet, Bedri Hamza – Kryeministër po vjen! Kosova mundet më mirë dhe garanca për këtë është partia që ka dhënë më së shumti kontribut në shtetndërtimin e saj”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Me këtë mesazh, Krasniqi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen vizionit të PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe të qëndrueshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë