Granit Bytyqi – Arkitekti nga Drenasi që krijon hapësirat luksoze për VIP-at në Kosovë
Në botën e arkitekturës dhe dizajnit të enterierit, një emër po spikat gjithnjë e më shumë në Kosovë – Granit Bytyqi, themelues i Studio Giza. Me një vizion të qartë dhe një ndjenjë të veçantë për detajet, ai është bërë zgjedhja kryesore e personaliteteve të njohura kur bëhet fjalë për krijimin e ambienteve luksoze dhe ekskluzive.
Studio Giza, e udhëhequr nga Bytyqi, është kthyer në një simbol të elegancës dhe funksionalitetit modern. Kjo studio është e njohur për kombinimin e stilit bashkëkohor me inovacionin, duke sjellë projekte unike në enterierin e shtëpive, apartamenteve dhe hapësirave të biznesit të shumë figurave publike.
Disa prej yjeve të estradës dhe personalitete të tjera të suksesshme kanë zgjedhur Granit Bytyqin për projektimin e ambienteve të tyre private dhe profesionale. Ky reputacion i ka siguruar atij një vend të rëndësishëm në tregun e arkitekturës luksoze në rajon.
Studio Giza vazhdon të sjellë projekte që frymëzojnë, duke dëshmuar se arkitektura nuk është thjesht ndërtim, por një art që pikturon ëndrrat e klientëve të saj./DrenicaOnline/