Komuna e Drenasit: Rrugët në qytet janë të kalueshme, në disa zona malore me të vështirësuara

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se pas të reshurave të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkojmë nga ana juaj të keni kujdes në ngasje dhe të shmangni daljet e panevojshme. Disa zona me të thella malore, ka vështirësi në qarkullim, por rrugët ne përgjithësi janë të kalueshme.

Ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë janë në teren që nga mëngjesi dhe pas vlerësimit të gjendjes në terren, kanë vendosur që kompanitë për pastrimin e rrugëve nga bora, të nisen pasi bora të pushojë.

Gjatë ditës, të gjitha rrugët e Komunë së Drenasit do të pastrohen nga bora, ndërsa rrugët regjionale, sikur ajo Komoran Drenas- Skenderaj dhe të gjitha rrugët tjera regjionale e ato rajonale, mirëmbajtja e tyre është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë