Adnan Thaqi në Gllanasellë: “PDK, forcë e madhe politike, gjithmonë pranë qytetarëve”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Gllanasellë, vendlindjen e heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, transmeton portali DrenicaOnline.
Në këtë tubim, Thaqi theksoi rolin e PDK-së si një forcë e madhe politike, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të idealeve kombëtare.
“Me qytetarët e Gllanasellës, sot përforcuam besimin se së bashku mund të bëjmë ndryshimin dhe të ecim përpara, me krenari dhe përgjegjësi!” – u shpreh ai.
Gjatë takimit, banorët e Gllanasellës shprehën përkrahjen e tyre për PDK-në dhe kandidatin Adnan Thaqi, duke ritheksuar besimin e tyre në vizionin dhe programin e kësaj partie për të ardhmen e Kosovës.