Rrahman Rama: Mbrëmja e organizuar nga familja Ahmeti na dëshmoj se mundemi shumë #mamirë
Në një mbrëmje të organizuar nga familja Ahmeti (Mazhiqi), mbi 300 familjarë, miq dhe qytetarë të Vushtrrisë u mblodhën për të përkrahur kandidatin për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama i cili mban numrin 7 në listën e kandidatëve.
Ngjarja u shndërrua në një manifestim të fuqishëm të mbështetjes për PDK-në dhe vizionin e saj për zhvillim dhe përparim.
Rrahman Rama në një postim në rrjetin social facebook ka falenderuar familjen Ahmeti për këtë organizim.
“Mbrëmja e sotme është dëshmi e fuqishme se PDK-ja bashkon njerëz, ndërton ura dhe hap rrugë të reja për të ardhmen. Ky mobilizim masiv tregon qartë se ne jemi të vendosur të ecim përpara dhe të sjellim ndryshime pozitive për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sipas Ramës pjesëmarrja e madhe në këtë ngjarje ka vënë në pah entuziazmin dhe përkrahjen që Partia Demokratike e Kosovës gëzon në këtë fushatë, duke e konfirmuar si një forcë të fuqishme politike në vend.