Aurora Berisha takon pronarët dhe stafin e mobilierisë “Jeta” në Drenas: Mbështetja për bizneset është prioritet i PDK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim me pronarët dhe stafin e mobilierisë “Jeta” në Drenas, ku ka diskutuar për sfidat dhe mundësitë e sektorit privat.
Gjatë takimit, Berisha theksoi se fuqizimi i bizneseve dhe përmirësimi i kushteve të punëtorëve janë ndër prioritetet kryesore të PDK-së dhe të kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.
“Ne kemi plane konkrete për të ndihmuar bizneset dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin ekonomik. Sektori privat është shtylla e ekonomisë sonë, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për ta mbështetur atë”, tha Berisha.
PDK-ja ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore, duke premtuar politika që synojnë lehtësimin e barrës fiskale, subvencionimin e bizneseve dhe krijimin e kushteve më të mira për punëtorët.
Takimi në mobilierinë “Jeta” u zhvillua në një atmosferë optimiste, ku të pranishmit shprehën shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen e sektorit privat në Kosovë.
(Foto nga takimi)