Adnan Thaqi nga tubimi në Komoran: Kosova meriton më mirë!
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Komoran, ku ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
“Bashkë me kandidatët dhe strukturat e PDK-së, shprehëm mbështetjen tonë të palëkundur për Bedri Hamzën. Bashkë mund të bëjmë fitore të mëdha dhe kësaj here do të arrijmë më të mirën për vendin tonë!” tha Thaqi gjatë fjalimit të tij.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë dhe se PDK është e gatshme të sjellë ndryshimin që qytetarët e meritojnë.
Fushata e PDK-së po intensifikohet, ndërsa pritet që mobilizimi i strukturave në Komoran dhe në mbarë Kosovën të jetë vendimtar në zgjedhjet e ardhshme.