Dervishaj fton diasporën të votojë: Votoni sepse zëri juaj është fuqia e Kosovës
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ftuar qytetarët nga diaspora të votojnë për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ju drejtohet diasporës me zemër, shpresë dhe me besim se zëri i tyre është fuqia e Kosovës.
“VOTONI PËR KOSOVËN/ Të dashur bashkëatdhetarë, më në fund erdhi koha për ndryshim! Si kandidat nga diaspora për Partinë Demokratike të Kosovës – numri 131, po ju drejtohem me zemër, me shpresë dhe me besim se zëri juaj është fuqia e Kosovës”, ka shkruar Dervishaj.
Po ashtu bisnesmeni i suksesshëm në Gjermani i tregoi disa arsye se pse të votojnë diaspora.
‘Përse të votoni? Për një Kosovë që ngrihet me çdo hap të qytetarëve të saj! Për mundësi më të mëdha për rininë, për ata që kanë sakrifikuar dhe për ata që duan një të ardhme më të mirë. Për të ruajtur traditat tona, për t’u angazhuar për një vend të sigurt dhe të begatë për brezat që do të vijnë!” Ne kemi pasur gjithmonë forcën për të ndryshuar botën, le ta ndryshojmë tani edhe Kosovën, sepse ky vend mundet ma mirë. Votoni 131 dhe bëni që Kosova të jetë aty ku e meriton!”, ka shkruar Dervishaj.
Ndryshe gjatë ditë së djeshme (E enjte) ka filluar periudha e votimi përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur periudha nga 9 janari e deri më 8 shkurt 2025, do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit: duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.