Abelard Tahiri mobilizon strukturat e PDK-së në Drenas dhe Komoran: “Besim i palëkundur te Bedri Hamza”
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe kandidati për një tjetër mandat, Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime mobilizuese në Drenas dhe Komoran, ku është pritur me entuziazëm nga strukturat e parties, transmeton portali DrenicaOnline.
Tahiri tha se mbështetja për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është e palëkundur dhe theksoi rëndësinë e qëndrimit të bashkuar për ta bërë Kosovën më mirë.
“Sot na presin takime të tjera mobilizuese anembanë, ndërsa ju ftoj që nesër, të bashkuar dhe plot energji, nga ora 16:30 në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ta nisim së bashku rrugëtimin për ta bërë Kosovën Ma Mirë!” – deklaroi Tahiri.
Pritet që tubimi në Prishtinë të jetë një nga ngjarjet më të mëdha elektorale të PDK-së në këtë fushatë./DrenicaOnline/