Adnan Thaqi në Abri të Drenicës: “Me përkushtim dhe vizion të qartë, do ta bëjmë Kosovën më mirë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Abri të Drenicës, një vend i njohur për qëndresën dhe sakrificën për liri.

Gjatë vizitës, Thaqi ka qëndruar në familjen e dëshmorit Fejzullah Hajdaraj, duke vlerësuar kontributin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës. Ai ka shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga banorët e kësaj zone.

“Kishim nderin të qëndrojmë në familjen e dëshmorit Fejzullah Hajdaraj, një simbol i sakrificës dhe guximit për lirinë e atdheut. Pritja e jashtëzakonshme dhe mbështetja e madhe na frymëzuan dhe na dhanë forcën për të vazhduar me vendosmëri drejt misionit tonë”, ka deklaruar Thaqi.

Ai ka theksuar se me përkushtim dhe vizion të qartë, PDK do të punojë për ta bërë Kosovën më të mirë, duke ftuar qytetarët të mbështesin partinë dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

PDK po vazhdon fushatën e saj në gjithë Kosovën, duke marrë përkrahje të madhe nga qytetarët për programin e saj qeverisës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë