Rrahman Rama takon hendbollistët e klubit Trepça: Sporti dhe të rinjtë mbeten prioritet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi një vizitë te hendbollistët e klubit Trepça në Mitrovicë, ku u mirëprit ngrohtësisht dhe sfidoi veten me një gjuajtje nga penaltia.
Gjatë takimit, Rama shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe punën e palodhshme të sportistëve, duke nënvizuar rëndësinë e përkrahjes për sportin dhe të rinjtë në vend.
“Hendbollistët e Trepçës dhe sportistët në përgjithësi meritojnë vëmendje dhe mbështetje të vazhdueshme. Prioriteti ynë është të forcojmë sportin dhe të rinjtë, si pjesë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën,” theksoi Rama.