Isak Neziri nga Drenasi: Mbështetja e miqve, garanci për fitoren e PDK-së më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me përkrahësit e tij në Drenas, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Neziri tha se përkrahja nga qytetarët është një shtysë e madhe për të vazhduar angazhimin politik dhe për të sjellë ndryshime pozitive për vendin.

“Bashkë me miqësinë vjen edhe përkrahja! Sot në Drenas ndamë vizionin dhe synimet tona për një Kosovë më të mirë. Mbështetja juaj është motivi ynë për të çuar përpara programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për të siguruar një fitore të madhe më 9 shkurt”, tha ai.

Neziri, i cili garon për një mandat në Kuvendin e Kosovës, theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

PDK-ja synon një fitore të thellë në zgjedhjet e 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kandidat për kryeministër dhe një ekip të përkushtuar për të udhëhequr vendin drejt zhvillimit dhe stabilitetit.

#PDK131
#IsakNeziri99
#BedriHamza1

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë