Driton Ajazi: Ne e mbështesim Bedri Hamzën për kryeministër por jemi në garë për zgjedhjet lokale

Kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ka konfirmuar mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, pas takimit me të dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

“Duke i kontribuar unitetit dhe duke besuar fuqishëm se Kosova mundet më mirë me kryeministër Bedri Hamza! Sot, këtë ja konfirmuam edhe ne Demokratët për Drenasin”, deklaroi Ajazi.

Megjithatë, ai theksoi se sa i përket qeverisjes lokale, qëndrimet e tyre mbeten të njëjta edhe pas 9 shkurtit, duke paralajmëruar se do të jenë në garë për zgjedhjet lokale.

#MaMirë
#BedriHamza #131

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë