Patriot Krasniqi nga tubimi në Kleçkë: “PDK drejt rikthimit të madh, Bedri Hamza kryeministër”

Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim në Kleçkë, në odën e mikut Sadri Shala, ku ishin të pranishëm edhe shtabet zgjedhore të Lipjanit, Shtimes dhe Malishevës.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe eksponentë të njohur të partisë si Vlora Çitaku dhe Bajrush Xhemaili, u diskutua për organizimet dhe tubimet zgjedhore, si dhe për përgatitjet për hapjen zyrtare të fushatës.

Krasniqi theksoi se PDK nuk do të ndalet dhe se çdo anëtar i partisë po punon me përkushtim në çdo fshat, lagje dhe qytet të Kosovës me qëllimin kryesor – rikthimin e madh të PDK-së dhe zgjedhjen e Bedri Hamzës si kryeministër.

Ai garon me numrin #88, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mban numrin #131 në fletëvotim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë