Dega e PDK-së në Drenas del me sqarim: Tubimi i sotëm në Komoran nuk është organizuar nga ne, fushata fillon me 11 janar

Ftesa për tubimin në Komoran në emër të Degës së PDK-së, nuk është ftesë e Degës as Shtabit zgjedhor të PDK-së dega në Drenas.

Fushata zyrtare për zgjedhjet nacionale ende nuk ka filluar. Takimet zyrtare janë në Kalendarin e takimeve zgjedhore dhe fillojnë më 11 janar 2024.

Për këtë Kalendar, janë në dijeni Kryesia dhe Shtabi zgjedhor i PDK-së në nivel qendror si dhe kandidatët për deputet nga komuna e Drenasit dhe strukturat lokale të partisë.

Për pasojat e këtyre ftesave, PDK dega në Drenas e as Shtabi zgjedhor i degës, nuk bart përgjegjësi.

Ramiz Lladrovci
Shef i Shtabit zgjedhor dhe kryetar i degës së PDK-së në Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë