Ja çfarë i kërkoi Lladrovci Limajt në Drenas

Sot, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj dhe zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlajn.

Në këtë takim, Lladrovci e njoftoi Limaj për nevojat e Komunës së Drenasit dhe kërkoi nga ai përkrahje në projektet kapitale.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe rreth qerasë së bizneseve në Parkun e Biznesit – Drenasi I, transmeton DrenicaOnline.

Kryetari Lladrovci, para takimit së bashku me Zëvendëskryeministrin Limaj vizituan Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë