Adnan Thaqi në Dobroshec: PDK, e vendosur për një Kosovë që meriton më shumë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobroshec, një vend me histori të lavdishme dhe kontribut të madh për Kosovën.

Para burrave që sakrifikuan dhe kontribuan për vendin, ai shprehu mirënjohjen për trashëgiminë e tyre dhe theksoi vizionin e tij për të ardhmen.

“Me gjithë respektin për historinë dhe trashëgiminë e këtij vendi, dhe me besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës, jemi të vendosur për të ndjekur një vizion të ri dhe të fuqishëm për një Kosovë që mundet dhe meriton më mirë,” tha Thaqi.

Ai theksoi se ekipi i PDK-së, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, është gati të marrë drejtimin e vendit dhe ta çojë Kosovën drejt zhvillimit që qytetarët meritojnë.

“Kosova mundet dhe do të bëhet më mirë!” u shpreh ai, duke ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë rrugëtim për një të ardhme më të mirë.

#PDK131
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë