Isak Neziri merr mbështetje të fuqishme nga banorët e Stanovcit

Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, u prit me mikpritje dhe përkrahje të madhe nga banorët e Stanovcit të Vushtrrisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai u nderua nga familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët, duke shprehur mirënjohjen për mikun Rexhep Hyseni dhe përkushtimin e tij në shërbim të Kosovës.

Neziri prezantoi vizionin e tij dhe të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, duke theksuar se investimet nga diaspora do të jenë prioritet i tij si deputet i ardhshëm.

#PDK131
#IsakNeziri99
#BedriHamzaKryeministër

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë