Adnan Thaqi viziton Muzeun e Pajtimit të Gjaqeve në Bubavec

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka vizituar Muzeun e Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve dhe Kauzën Kombëtare Shqiptare në Bubavec.

Ai e ka cilësuar këtë vend si një simbol të përpjekjeve për pajtim dhe bashkim kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Thaqi ka vlerësuar rolin e Mulla Xhevat Kryeziut, i cili gjatë viteve të ’90-ta luajti një rol kyç në pajtimin e gjaqeve.

“Kjo vizitë na kujton se historia jonë nuk është thjesht një kujtim, por një udhërrëfyes për të ardhmen. Le të ruajmë këtë trashëgimi të çmuar dhe të forcojmë vlerat që na bashkojnë si komb”, ka shkruar Thaqi.

Ai e ka përmbyllur postimin me sloganin #MaMirë dhe mbështetjen për kandidatin tjetër të PDK-së, Bedri Hamza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë