Adnan Thaqi në Kaçanik: Mbështetje e madhe dhe bashkim i pathyeshëm me Drenicën

Në një atmosferë të jashtëzakonshme mikpritjeje, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Kaçanikut, në familjen e nderuar të Xhevdet Hysës.

Takimi u karakterizua nga entuziazmi dhe përkrahja e madhe për PDK-në, ndërsa prania e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tregoi edhe një herë unitetin e palëkundur mes Drenicës dhe Kaçanikut.

“Mbështetja e madhe e njerëzve të kësaj ane na jep forcë dhe motivim të pashoq! Drenica dhe Kaçaniku kanë qenë gjithmonë bashkë – të pathyeshëm dhe të vendosur për fitore! Ne e kemi ADN-në e suksesit dhe këtë kapitull do ta shkruajmë së bashku”, tha Adnan Thaqi gjatë fjalës së tij.

PDK vazhdon të mobilizojë përkrahësit e saj në të gjitha qytetet e Kosovës, duke synuar një fitore të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.

#PDK131
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë