Ramiz Lladrovci: Aurora Berisha, zëri i Drenasit në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten e PDK-së nga Drenasi, Aurora Berisha, e cila garon për deputete në Kuvendin e Kosovës me numrin 68.
Lladrovci e ka cilësuar Aurora Berishën si një profesioniste të përgatitur, me përvojë të gjatë në menaxhim, financa dhe kontabilitet, duke theksuar se ajo e meriton të jetë zëri i interesit qytetar të Drenasit në nivel qendror.
“Aurora ka përvojë të gjatë në menaxhim, financa dhe kontabilitet. Studimet i ka përfunduar në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ dhe në UBT, ndërsa ka fituar edhe tituj të rëndësishëm si Auditor i Brendshëm i Certifikuar (CIA). Ajo ka dhënë kontribut të madh në pozitat që ka mbajtur dhe është e gatshme të përfaqësojë me dinjitet interesat e qytetarëve në Kuvend”, ka deklaruar Lladrovci.
Aktualisht, Berisha është Drejtoreshë Ekzekutive në ndërmarrjen publike komunale “Stacioni i Autobusëve” NPL në Drenas dhe Auditor i Brendshëm në Koscode Sh.P.K. Përveç kësaj, ajo është konsulente në organizatën joqeveritare AWO, ku ndihmon klientët në planifikim financiar dhe zhvillim biznesi.
Në të kaluarën, Berisha ka mbajtur pozita të rëndësishme si Drejtoreshë e Drejtorisë së Inspeksionit në Drenas, Zyrtare e Lartë për Marketing dhe Komunikim në Solaborate LLC dhe Analiste e Raportimit të të Dhënave në TEB Sh.A.
Si nënkryetare e PDK-së në Drenas, Aurora Berisha synon të sjellë një përfaqësim të denjë për qytetarët dhe të kontribuojë në zhvillimin e politikave për një Kosovë më të mirë.
“Vota për Aurorën është votë për përfaqësimin e interesit qytetar dhe nacional, si dhe për një përfaqësuese të zonjësuar dhe të përgatitur profesionalisht”, ka përfunduar Lladrovci.
#MaMirë131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68