Policia jep detaje për zjarrvënien e ndodhur në Drenas

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot nga zjarrvënia e ndodhur dje në Drenas.

Policia ka thënë se ankuesi mashkull Kosovar-Shqiptar ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri objekti ndihmës i shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, raporton DrenicaOnline.

Nuk raportohet për të lënduar. Dje mediat kishin raportuar së është djegur një shtallë, mirëpo në fakt është djegur një objekt ndihmës i shtëpisë ku janë djegur edhe disa pajisje në vlerë të konsiderueshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë