Fehmi Ajvazi publikon librin “Figura e Adem Jasharit”


Shkrimtari dhe publicisti Fehmi Ajvazi ka publikuar librin e tij që i kushtohet Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. Ai e ka titulluar këtë libër “Figura e Adem Jasharit” dhe botimi i tij ka ardhur në përvjetorin e 20 të Epopesë së UÇK-së.

Autori Ajvazi ka thënë se ky libër, rreth 350 faqësh, është me karakter hulumtues – studiues, që përfshin çështje fundamentale që lidhen me figurën e njërit prej heronjëve më legjendar të popullit tonë./IndeksOnline.

“Libri ndërtohet dhe sinkronizohet me të dhëna historike dokumentare, me dëshmi krahasuese, si dhe me metodologji të ndryshme përmes të cilave, shpaloset me hollësi profili i natyrshëm dhe i mbinatyrshëm i figurës së Adem Jasharit. Po ashtu, libri, shoqërohet fillim e fund me material përmbajtjesorë: fakte, të dhëna, përshkrime, citime dhe referenca të ndryshme të zgjedhura, e të tjera”, ka thënë Ajvazi.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Lena Graphic Design” dhe është përgatitur për botim nën përkujdesjen e recensentëve: Dr. Sulejman Abazi, profesor i Psikologjisë, Dr. Bujar Dugolli, profesor i Historisë, dhe Dr. Sevdail Demiri, historian i gazetarisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë