Isak Neziri: Lutemi për kthimin e çlirimtarëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka shprehur krenarinë dhe respektin e tij për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po përballen me padrejtësinë në Hagë.

Në një postim, Neziri rikujtoi takimin e tij disa muaj më parë me Thaçin dhe Veselin, duke e përshkruar atë si një moment të paharrueshëm:
“Takimi mbetet i gjallë në kujtesën time, si një dëshmi e forcës dhe qëndresës së tyre”.

Ai theksoi besimin se ata do të kthehen së shpejti në atdhe, duke e konsideruar këtë si çmimin e fundit për lirinë e Kosovës:
“Lutemi për kthimin e tyre të shpejtë në atdhe, aty ku e kanë vendin!”

Deklarata e Nezirit pasqyron përkrahjen e tij të fortë për liderët historikë të Kosovës dhe kauzën e drejtësisë për të cilën ata po luftojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë