Ariana Musliu- Shoshi: Bashkë me qytetarët dhe strukturat e PDK-së drejt një të ardhmeje më të mirë

Deputetja aktuale dhe kandidatja për një tjetër mandat nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar një takim të veçantë me strukturat e partisë dhe qytetarët nga Fushë Kosova.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për sfidat dhe mundësitë që presin Kosovën, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

“Energjia dhe mbështetja juaj janë shtysa jonë për të vazhduar rrugën drejt sukseseve të reja. Bashkë do t’ia dalim!” u shpreh Musliu- Shoshi, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për përkrahjen e tyre të vazhdueshme.

#mamirë #PDK #BedriHamza #ArianaMusliuShoshi18

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë