Kaltrina Neziri ka përfaqësuar Kosovën në Miss Earth 2014. Ajo ka lindur në Prishtinë, ku u diplomua me sukses në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës, kështu e nis shkrimin ueb-faqja boshnjake klik.ba për ish-Miss Kosova 2014.
Bukuroshja 19-vjeçare pohon se qysh në fëmijëri ka ëndërruar të bëhet modele dhe këtë ia arriti para dy vjetëve.
Ishte pjesë e imazheve të disa reklamave, të cilat janë shfaqur në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë ndërsa aktualisht është modele e agjencisë së modës Cyrus Models me bazë në Vjenë të Austrisë, shkruan më tutje ky medium, transmeton Telegrafi.
Kaltrina thotë se i do sfidat, sidomos kur konkurrenca është e madhe, sepse kështu motivohet për të punuar më tepër.
Bukuroshja beson se edukimi është shumë i rëndësishëm, sidomos sot, ku femrat e bukura nënvlerësohen dhe kjo është arsyeja që gjatë kohës së lirë shpenzon kohë duke lexuar libra.