Bedri Hamza premton Sigurime Shëndetësore: Më askush nuk do të zgjedhë midis shëndetit dhe të ardhurave familjare

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me personelin mjekësor në Vushtrri.

Hamza ka premtuar funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, duke thënë se më askush nuk do të zgjedhë midis shëndetit dhe të ardhurave familjare.

Ai ka premtuar se do t’i fuqizojë edhe spitalet rajonale dhe do të bëjë Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën.

“Më askush nuk do të zgjedhë midis shëndetit dhe të ardhurave familjare, sepse ne do ta funksionalizojmë Sistemin e Sigurimeve Shëndetësore. Çdo familje do të ketë qasje në sigurim shëndetësor të përballueshëm dhe çdo qytetar do ta marrë kujdesin e duhur kurdo që ai ka nevojë.
Sistemin shëndetësor do ta digjitalizojmë tërësisht, duke krijuar platformë të integruar dhe efikase, e cila do t’i lidhë të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Me investime më të mëdha do t’i fuqizojmë edhe spitalet rajonale dhe do ta ndërtojmë Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/12EBKwF1D8K/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë