Ragip Xhaka garon për deputet me numrin 34, simbol i Granit Xhakës!

Ragip Xhaka, babai i yllit të njohur të futbollit shqiptar, Granit Xhakës, ka shpallur kandidaturën për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Ai do të garojë me listën e PDK-së me numrin 34, një numër që simbolizon lidhjen e tij të ngushtë me djalin e tij dhe karrierën e tij të shkëlqyer në futboll.

Kandidatura e Xhakës ka ngjallur interes të madh në publik, duke marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëatdhetarët dhe dashamirësit e sportit dhe politikës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Numri 34 është më shumë se një numër për mua, është simbol i përkushtimit, familjes dhe vlerave që Graniti përfaqëson në fushë dhe unë jashtë saj”, ka deklaruar Xhaka.

Ragip Xhaka është i vendosur të sjellë ndryshim dhe përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvend, duke ndjekur shembullin e suksesit të familjes së tij./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë