Fryma e lirisë: Patriot Krasniqi dhe figura të njohura të PDK-së mblidhen në odën e Sadri Shalës në Kleçkë
Mbrëmë në odën e Sadri Shalës në Kleçkë, aty ku fryma e lirisë dhe sakrifica për atdheun janë gjithmonë të pranishme, u mblodhën figura të njohura të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Takimi u zhvillua vetëm pak orë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ku u diskutua për listën e kandidatëve për zgjedhje, e cila tashmë është drejt finalizimit.
I ftuar special në këtë takim ishte Patriot Krasniqi, kandidati për deputet nga diaspora, i cili mori mbështetje të madhe nga të pranishmit.
Në këtë tubim, përveç Krasniqit, një fjalë rasti mbajti edhe Elmi Reçica, koordinator i PDK-së për mërgatën.
“Në odën e UÇK-së, aty ku fryma e lirisë dhe sakrifica për atdheun marrin kuptim të thellë, mysafirë të Sadri Shalës së bashku me bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë!”, u shpreh Reçica.
Takimi në odën historike të Kleçkës ishte një moment frymëzimi dhe bashkimi për të gjithë të pranishmit, duke forcuar më tej lidhjen mes PDK-së dhe diasporës shqiptare./DrenicaOnline/