Sveçla i VV-së ndalohet për 48 orë për dëmtim të mikrofonit në Kuvendin Komunal

Për 48 orë është ndaluar shefi i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, pasi shkuli mikrofonin e Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se shkuljen e mikrofoni e beri “për të shpërfaqur një Pazar të madh në Prishtinë.

“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di? Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë. Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë”, ka thënë Sveçla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë