Gëzim Sveçla humb kontrollin, Kica-Xhelili: Asgjë e re, kjo është fytyra e Vetëvendosjes!
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka vandalizuar komunën pasi u votua buxheti në asamble.
Veprimi i turpshëm i tij u komentua nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
“Shkatërrim, demolim, dhunë. Kjo është fytyra e Lëvizjes Vetëvendosje. Asgjë e re! Këta veç për shtet s’e kanë, as s’e paskan pasur kurrë”, shkruan Kica-Xhelili në reagim.