Bleona Qereti bëri gjithë botën të flasë me daljen e saj ‘skandaloze’ në tapetin e kuq në ‘afterparty’ e ceremonisë ‘Oscar’.
E veshur krejtësisht transparente me një rrjetë që i lejonte daljen e gjoksit jashtë këngëtarja ka thyer kodin e veshjes.
Por pavarësisht kësaj Bleona është ndjerë krenare për look-un e saj.
Në një prej postimeve të saj nuk mund të mos komentonte aktori Ermal Mamaqi.
“Pse i lë njerëzit pa gjumëëëëë” shkruan Ermali duke e shoqëruar me një ‘emoji’ puthjeje. Ndërsa Qereti i kthehet me disa ikona duke qeshur.