PDK e gatshme për fitore më 9 Shkurt: Blerta Deliu-Kodra deklaron mobilizimin e partisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur bindjen dhe optimizmin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, transmeton portali DrenicaOnline.
Përmes një statusi në FB ajo theksoi se partia është plotësisht e bashkuar dhe e mobilizuar për fitoren që pritet më 9 shkurt.
“PDK është e gatshme, e bashkuar dhe e mobilizuar për fitore më 9 shkurt. Për një Kosovë ma të mirë!” – u shpreh Deliu-Kodra, duke siguruar qytetarët për përkushtimin e partisë në përmirësimin e jetës në vend.
Mesazhi i saj u përmbyll me një simbolikë të fortë përmes përshkrimit të takimit të Këshillit Drejtues të PDK-së, i cili reflekton frymën e unitetit dhe përkushtimit për të ardhmen e Kosovës./DrenicaOnline/