Endrit Shala në Prizren: “Bashkë do ta bëjmë ndryshimin që Kosova e meriton”

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Endrit Shala, ka zhvilluar një takim entuziast në Prizren me strukturat udhëheqëse dhe shtabin zgjedhor të Degës së Nisma Socialdemokrate, transmeton portali DrenicaOnline.

“Entuziazmi dhe mbështetja juaj janë shtylla e angazhimit tonë për t’ua kthyer zërin tuaj në Kuvend, një zë që ka munguar dhe që përfaqëson ndershmëri, zhvillim dhe siguri për çdo qytetar”, u shpreh Shala.

Ai theksoi se vizioni i Nismës për ndryshim dhe zhvillim do të bëhet realitet përmes përkushtimit dhe veprimeve konkrete.

“Me NISMA dhe #veçVEPRA, bashkë do ta bëjmë ndryshimin që ju dhe Kosova e meritoni”, përfundoi Shala./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë