“Cirk në Kuvend”, Ganimete Musliu kritikon mbledhjet e orëve të vona

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës një “cirk” dhe ka kritikuar oraret e vonshme të mbledhjeve, duke cituar se në orën 22:15 ka marrë një ftesë për një mbledhje që supozohej të niste në orën 22:10.

Madje, ajo e ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëparshme që kritikonte mbajtjen e seancave gjatë natës.

Postimi i plotë: 

”Cirku në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në këto orë të vona.

Në orën 22:15 me vjen ftesa që Mbledhja e Komisionit fillon në ora 22:10.

Mbledhja e komisionit do të mbahet:

Të enjte, më 5 dhjetor 2024, në orën 22:10, në sallën N-10, ndërtesa e Kuvendit…..

Mos i harroni ato qjerrjet e Albin Kurtit; “Po mani seanca natëëëëën”

#cirkuza #zhylla, #dilingji”

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë duke vazhduar punimet në Kuvendi gjatë natës së 5 dhjetorit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës. Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, të cilët e kanë cilësuar këtë akt si një “puç parlamentar” dhe shkelje të praktikave demokratike.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke mbajtur seancë të Kuvendit në mbrëmjen e së enjtes, pa asnjë deputet të opozitës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë